MENU
klinika

Takimi i tyre

Deputeti shqiptar, komshi me Kryeministrin e Austrisë

12.10.2018 - 11:19

Deputeti i Kuvendit te Shqperisë, pjese e grupit parlamentar të PS-së, ka preferuar te ndajë me miqtë dhe ndjekesit e tij në rrjetet sociale se jo vetëm banon ngjitur me kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz, por ka aq miqesi me të, sa ai e ka përshëndetur vetë, sapo e ka ndeshur përballë në rrugën para godinave ku banojnë karshi.

Socialisti Fate Velaj, teksa ndan edhe nje foto qe ka bere me Kruz, jep disa detaje te takimit te fundit me te, pikerisht sot, ne oren 09:35 te mëngjesit.

Sikunder shkruan, Velaj ka qene duke shkuar ne shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35. “Kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë”, – shkruan ai, duke treguar me tej, se Kruz i ka kerkuar t’i dergoje te fala Edi Rames.

Postimi i Fate Velajt

NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI

…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin