Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë të ndihen krenar për integritetin dhe dinjitetin e PD-së e cila nuk është bërë rrugë strehë e kriminelëve.
Ajo thotë se Rraja në deklaratën e tij para organeve gjyqësore vërteton për të 100-ën herë se votimet dhe fitorja e zgjedhjeve në 2017 i përkasin vetëm kategorisë së Rrahja-ve.
“Demokratë në mbarë Shqipërinë ndihuni krenar që PD nuk ka pasur dhe as nuk bashkoi në rradhët e saj Rrajas, përkundrazi njerëz me integritet e dinjitet.
Rraja në deklaratën e tij para organeve gjyqësore vërteton për të 100-ën herë se votimet dhe fitorja e zgjedhjeve në 2017 i përkasin vetëm kategorisë së Rrahja-ve.
P.s. Rregjizor po ju dalin aktorët nga skenari….”, shkruan deputetja Kadiu.