19.10.2018 - 21:32
Bleona Qereti publikoi pak ditë më parë këngën e saj të fundit “Monster”, me një videoklip fantastik të realizuar në Itali, ndërsa tashmë po merr frytet e suksesit të punës së saj të palodhur.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje së ditën e sotme, ka qenë një postim i këngëtares në rrjetet sociale.
Prej vitesh për jetën e saj nuk dihet thuajse asgjë, ndërsa në postimin e fundit ajo ka shkruar: “Nuk kam asnjë grimcë urrejtjeje në zemrën time për ty, nëse të kam dashur më parë…unë ende të dua. Kështu që qëndro larg nga unë!”
Po më tej, ajo shpjegon se kjo është një shprehje nga këngë a e saj e fundit “Monstër”. Megjithatë, kjo postim lë shumë vend për dyshime…