MENU
klinika

Mjekësia alternative

Disa mënyra efikase se si të ndaloni lemzën!

23.10.2018 - 10:26

Lemza është një tkurrje e fuqishme e diafragmës, që takohet në ngacmimet e stomakut, në sëmundjet e aparatit tretës, në sëmundjet e sistemit nervor dhe të nervit të diafragmës.

A e keni vënë re se kur hahet një kokërr hurmë e papjekur menjëherë të zë lemza?

Kjo do të thotë që ndodh tkurrja e diafragmës.

A e keni vënë re se kur hani një gjellë të ftohtë në mëngjes iu zë lemza?

Pra, ngushtohet diafragma.

Në popull, lemza është interpretuar edhe si një bestytni. Kur të do apo të kujton ndonjë i afërt apo i dashuri juaj, ju zë lemza.

Në fakt edhe kjo është me prejardhje nervore.

Mënyrat e trajtimit:

• Merrni një lugë kafeje me sheqer dhe hidhini disa pika uthull të fortë rrushi;

• Merrni 1-6 gjethe rrushi të egër, pai e grimconi, e zieni në 200gr ujë për rreth 10 min. më pas e kulloni dhe e pini me gllënka;

• Merrni një të verdhë veze dhe 2 lugë pluhur kafeje. I përzieni mirë dhe pastaj në to hidhni edhe 1 lugë lëng limoni, kështu krijohet një lloj kremi. Nga ky ilaç i jepet të sëmurit nga 1 lugë kafeje sa herë që e zë lemza;

• Merrni një gotë ujë e pijeni dhe me dorën tjetër mbyllni hundën që të mos merrni frymë me hundë, derisa të përfundoni gotën e ujit. Atëherë, hiqeni dorën nga hunda dhe do të shihni se lemza do të zhduket;

• Në momentin kur të zë lemza, merrni një gotë ujë për ta pirë, por në të njëjtën kohë një person tjetër duhet t’ju zërë dy vrimat e veshit derisa të pini gotën me ujë, pastaj do të shihni se lemza nuk është më e pranishme te ju.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndalo lemzën në pak sekonda

Lemza po ju nxin jetën? Shmangeni kështu