MENU

Sindroma e tunelit karpal

Disa shkaktarë të mpirjes së dorës!

25.10.2018 - 15:46

Sindroma e tunelit karpal (STK) është një sëmundje ku një prej nervave kryesorë që kontrollon funksionin e duarve dhe gishtërinjve, shtypet në kyçin e dorës.

Rrjedhimisht nga ky dëmtimi i nervit shkaktohet mpirja e dorës, gishtave, therje të lehta si pickime e deri në dhembje.

Në latinisht fjala karpal, që vjen nga carpus – kyçi i dorës.

Disa kocka të holla formojnë dyshemenë dhe anët e këtij ‘tuneli’. Në këtë tunel kalojnë: nervi mesor që përcjell impulset e dërguara nga truri, nga krahu te gishtat.

Tendinat e muskujve mundësojnë lëvizjen e gishtave. Nervi mesor bën të mundur ndjeshmërinë e dorës, sidomos të gishtit të madh, gjysmën e dorës në pjesë e gishtit të madh dhe pjesën e jashtme të saj.

Ky nerv ka rol të rëndësishëm në lëvizjen e tendinave që përkulin gishtat.

Përveç simptomave të lartpërmendura, ka dhe të tjera që shfaqen gradualisht dhe ato janë:

• Humbja e shkathtësisë dhe forcës ngërthyese;

• Vështirësi në mbajtjen e objekteve në dorë;

• Dhembje në krahë dhe shpatulla;

• Ënjtje në duar gjatë natës;

• Dhimbjet e natës nga pozicioni në krahë, mund të jenë më të forta.

Edhe pse në të shumtën e rasteve nuk gjenden shkaktarët e STK, disa të tjerë janë të dukshëm.

Ato janë:
• Fraktura të kyçit;

• Dëmtime të ndryshme të dorës;

• Ndryshimet hormonale dhe çrregullime të tjera që sjellin mbajtjen e lëngjeve;

• Çrregullimet mjekësore që prekin ngushtimin e rruazave të kuqe të gjakut;

• Diabeti;

• Hipotiroidizmi etj.

Faktorë risku janë: duhani dhe obeziteti.

Sindroma e Tunelit karpal (STK) rezulton në më shumë se dy milion vizita mjekësore në çdo vit.
Rreth 260 mijë operime të tunelit karpal kryhen çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 47% e tyre konsiderohen të shkaktuara nga puna.

Ky problem shëndetësor duhet të trajtohet siç duhet sepse mund të shkaktojë dëmtim të pakthyeshëm të nervit dhe paqëndrueshmëri. Rreth 17% e dëmtimeve konsiderohen të përsëritura nga sforcimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktorët e rrezikut

Përse shkaktohet mpirja?