MENU
klinika

Oscar Wilde

Dorëshkrimet origjinale të “Portreti i Dorian Grej”

01.10.2018 - 11:42

“Ai mund të shkruajë vetëm për fisnikë të jashtëligjshëm dhe telegrafistë pervers” shkroi një kritik i Oscar Wilde për “The Scots Observer” në korrik 1890, duke reaguar ndaj publikimeve të parë të “The Picture of Dorian Grey” në revistën Lippincott.

Kjo ishte një nga “qindra shënime kritikuese për veprën e Oscar”, tha nipi i Wilde, Merlin Holland për “The Times”. Oscar Wilde-t iu desh që ta rishihte dhe një herë veprën e tij të cilësuar “aestetike” duke i hequr asaj pasazhet erotike mes homoseksualësh. Në librin e ri, të pasur me dorëshkrimet e Oscar Wilde, do të gjenden të pa filtruara rreshtat që shprehin dashurinë e pastër dhe të patrazuar, të cilët autori ishte detyruar t’i hiqte, që vepra të kthehej në suksesin letrar që rezultoi të ishte më vonë.

“Është kaq e dukshme që unë të kam adhuruar me shumë më tepër ndjenjë se sa një njeri i zakonshëm do të adhuronte shokun e tij”, i thotë piktori Basil Dorian Gray-it në një nga shkrimet e publikuar në shtypin e kohës, por që më pas u hoq nga romani përfundimtar. “Unë nuk kam dashur kurrë një grua. Mendoj se kurrë nuk kam pasur kohë. … Thjesht di që të adhuroj ty çmendurisht, thellësisht, në mënyrë absurde.” Këto fjali i shtynë lexuesit e Lippincott të konsideronin veprën si: “një roman të neveritshëm dhe sodomit. “(Për këto fjali Oscar Wilde u fut në burg me akuzën se ishte homoseksual).

Libri me dorëshkrimet origjinale të Wilde, të cilin e botoi vetë, Holland e quan: “Të pathënat e Dorian Gray”, duke dashur të nënkuptojë këtu se Wilde ishte i detyruar të hiqte nga vepra e tij ato gjëra për të cilat shoqëria nuk ishte ende gati t’i lexonte.

“Ai mbështetej në të drejtën universale të një artisti për të krijuar dhe thënë çfarë të dojë”, thotë Holland për gjyshin e tij. “Ai kishte të drejtën të krijonte personazhet që dëshironte të krijonte.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN