MENU
klinika

Publikohet bashkëpunimi

Dua Lipa “shpërthen” me “BLACKPINK”

19.10.2018 - 17:55

Dua Lipa nuk ndalet asnjëherë! Edhe pse sukseset kanë qenë të pafundme për këngëtaren me origjinë shqiptare dhe po ashtu edhe këngët, ajo nuk ndalet së punuari dhe publikuara projekte të reja.

Dua dhe “BLACKPINK” publikuan bashkëpunimin e tyre “Kiss And Make Up”, që sipas medies është një shpërthim i mirëfilltë.

U njoftua muajin e kaluar që Dua kishte përfshirë një bashkëpunim me grupin K-pop të vajzave në albumin e saj dhe kënga e re u publikua dje. Është në dy gjuhë. Jisoo, Rosé, Lisa dhe Jennie këndojnë pjesën e tyre në gjuhën koreane, ndërsa Dua Lipa në anglisht.

Kjo është hera e parë që “BLACKPINK” bëjnë një bashkëpunim për albumin e një këngëtari tjetër, por gjithashtu është edhe i pari për Duan me një grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN