MENU
klinika

Rokadë shqiptaresh

Dua Lipa zëvendëson Ritën, inspirohet nga Obama!

22.10.2018 - 18:27

Dua Lipa dhe Rita Ora janë “përplasur” sërish mes tyre, ku këtë herë fitimtare ka dalë Dua, e cila është bërë imazhi i firmës së njohur “Adidas”.

Dua ka zëvendësuar pikërisht Ritën, ndërsa ka bërë edhe kolonën zanore të prezantimit të koleksionit të ri. Në një intervistë me Hannah Bronfman, ajo ka rrëfyer se çfarë e inspiron të vishet bukur e të shkruajë muzikë të mirë.

Përvojat personale, të jesh në gjendje të shkruash rreth tyre është një lloj terapie. Unë përpiqem të bëj gjëra që më trembin ose mendoj se mund të tërhiqesha. Gjithashtu, vende të ndryshme që unë vizitoj më inspirojnë, më pëlqen të kem veshje të ndryshme bazuar në vendin ku jam në botë”, tregoi Dua.

Më pas, zbuloi se ndër femrat që e inspirojnë është edhe ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama.

Le të fillojmë nga artistet e popit si Pink tek tekstshkrueset dhe këngëtaret si Alicia Keys, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe modelja Adwoa Aboah. Femrat që kanë hapur rrugën për vajzat e reja nga prejardhje të ndryshme dhe u kanë treguar mbështetje se mund të bëjnë gjithçka që kanë në mendje. Ato janë femra që kanë luftuar për të drejtat e grave në mënyra të ndryshme, qoftë në pikëpamje politike apo në fuqizim personal”, përfundoi Dua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN