MENU
klinika

Mungon Dako

Durrës, debat për mbetjet në Këshillin Bashkiak

26.10.2018 - 13:07

Këshilltarët e  Këshillit Bashkiak të Durrësit, gjatë mbledhjes kërkuan transparencë për investimet që po kryhen në qytet dhe situatën flagrante të patjetërsuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, ku vazhdojnë të hidhen e digjen plehrat.

Kemi rreth 3 muaj që ne si Këshill Bashkiak kemi shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore për vendgrumbullimin e mbeturinave në Porto Romano dhe sot e kësaj dite, jo vetëm që nuk është ndaluar hedhja e mbetjeve, por ato hidhen e digjen çdo ditë atje, nga ku 20 mijë studentë po helmohen përditë, sikurse edhe pjesa tjetër e qytetit”, tha Shkëlqim Fortuzi, këshilltar bashkiak demokrat.

Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PS-së tha se, Porto Romano do të kthehet në një park për fëmijët dhe plehrat e Durrësit do të kenë si destinacion inceneratorin e Sharrës, por ai nuk deklaroi se kur do të ndodhë kjo.

“Pas kaq vitesh po shohim vendim dhe ndoshta shumë shpejt, pasi po punohet bashki-qeveri, në mënyrë që qeveria të garantojë për 6 vite transportin dhe pas kësaj periudhe të jetë detyrim i bashkisë”, tha Alfred Mullaraj, këshilltar bashkiak socialist.

Këshilltarët e opozitës ngritën gjithashtu shqetësimin e prerjeve masive të pemëve në qytet dhe zgjerimin e shtrimin e trotuareve me mermer, si pjesë e shpërdorimit dhe abuzimit me fondet publike nga ana e bashkisë.

Këshilltarët bashkiakë të Durrësit miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, në këtë mbledhje të radhës, ku mungoi kryebashkiaku Vangjush Dako, i përfshirë së fundmi në një debat publik mbi përgjimet e personave me precedentë kriminalë dhe rolin e tyre në procesin zgjedhor.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin