Menu

Bilanci

Durrës/ Mbi 2.7 milionë tonë mallra në 9 muaj

11.10.2018

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, anijet tregtare dhe tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar thuajse të njejtin volum mallrash si e njejta periudhë e vitit 2017.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në tragetet dhe anijet janë përpunuar 2.715.897 ton mallra gjithsej.

Tragetet kanë një ecuri në rritje prej 8 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2017, me një volum prej mbi 645 mijë ton mallra.

Ndërkaq, anijet tregtare kanë transportuar nga/drejt portit të Durrësit një vëllim prej mbi 2 milion e 70 mijë ton gjithsej në 9 muaj.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet gjithashtu se gjatë 9-mujorit janar-shtator 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar 417 anije tregtare dhe 776 tragete.