MENU
klinika

Fundosja e peshkarexhës

Durrës/ U mbyt dje në det, nxirret në sipërfaqe anija

18.10.2018 - 14:59

Nxirret nga deti anija “Klodi” që u mbyt një ditë më parë në kalatën kindore. Anija prej 60 tonësh u nxor pas një operacioni të mirë organizuar nga një thellësi prej 8 metrash nga vinçat e bigës Adem Reka. 

Anija u fundos mëngjesin e shkuar pasi kish pësuar avari në det të hapur. Fundosja e saj ngriti alarmin e amortizimit të tejskajshëm të flotës se peshkimit në Durrës, e cila nuk ka asnjë kantier për riparimin e anijeve.

Anija 20 metra e gjatë është mbytur në portin e Durrësit. Anija e peshkimit “Klodi“ u fundos vetëm pak minuta pasi ishte sjellë aty nga deti ku kishte pësuar defekt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN