MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Ekspertët, euro mund të zhvlerësohet më tej

24.10.2018 - 15:10

Me shumë gjasa, euro do të zhvlerësohet më tej në kursin e këmbimit valutor. Eksperti i tregjeve financiare, Elvin Meka, thotë se balancat e kërkesës dhe ofertës në tregun valutor, ashtu si edhe pritshmëritë e agjentëve, shkojnë në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut. Megjithatë, një faktor përcaktues do të jetë edhe qëndrimi që do të mbajë Banka e Shqipërisë.

Zoti Meka është i mendimit se zgjatja e sezonit turistik ka sjellë rritje të flukseve valutore dhe ofertë të lartë të euros në treg. Pritshmëritë për një ofertë të lartë janë forcuar edhe nga emetimi i suksesshëm i eurobondit prej 500 milionë eurosh nga qeveria shqiptare.  Por, nga ana tjetër, ai mendon se edhe oferta e lekut në treg duket të jetë e shtrënguar, pavarësisht politikës monetare lehtësuese.

Euro u këmbye të mërkurën me 124.79 lekë, në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit qershor. Ishte në atë moment kur Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhynte në tregun valutor, me qëllim frenimin e një mbiçmimi të mëtejshëm të lekut. Zyrtarisht, program i nisur qysh atëherë ende nuk ka përfunduar. Megjithatë, zhvlerësimi i euros në javët e fundit mund të jetë një sinjal se banka qendrore e ka kufizuar blerjen e valutës dhe ndikimin e saj në kursin e këmbimit.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Përçse ndaj euros, leku u forcua për të dytën ditë radhazi edhe ndja paundit britanik. Monedha angleze u këmbye të mërkurën me 141.18 lekë, në rënie me 0.1 pikë krahasuar me të martën. Mes valutave kryesore, leku u dobësua vetëm ndaj dollarit amerikan. Monedha e gjelëbr fitoi 0.45 pikë dhe u këmbye të mërkurën me 109.21 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Euro drejt 125 lekëve

Kursi i këmbimit

Bie euro, forcohet dollari


Pas shqetësimit të Qeverisë për mungesë të fuqisë punëtore

Egjiptianët mësyjnë Shqipërinë me kompani ndërtimi

Shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese

Pandemia ndrydh industrinë shqiptare

Për shpëtimin e ekonomisë së Shqipërisë!

Projektimi i së ardhmes post-Covid bizneset dhe forcat politike