MENU
klinika

Në llixhat e Elbasanit

Gjëndet e vdekur një grua në hotel, bashkëshorti në shok

31.10.2018 - 10:42

Çifti nga Plloshani i Kosovës ishin vendosur në Llixhat Tregan të Elbasanit për banjo termale. Ata ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri me inicialet J.I. ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën.

Çifti i të moshuarve nga Kosova kishin ardhur para disa ditësh për kurim 10 ditor në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në Elbasan. Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 60-vjeçares me inicialet E.I.

Policia raporton se rreth orës 03:30 në spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe, si dhe në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç.

Nga vëzhgimi i kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune .

Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.