07.10.2018 - 15:58
Në qytetin e Elbasanit një ndërtesë është përfshirë nga flakët .
Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” ku raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Dy zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit.
Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.
Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
“Magazina me materiale të ndryshme është në pronësi të shtetasit me iniciale B.P., 44 vjeç dhe nga incidenti ka vetëm dëme materiale,“-raporton policia.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake mendohet të jetë zjarri është aksidental.