MENU
klinika

Retrospektivë

“Epopeja e Kodrës së Kuqe”, rënia e Vojo Kushit

07.10.2018 - 11:05

Më 07 Tetor 1942 Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhorxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës. Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda.

Muharrem Llanaj, i mbijetuari i Kodrës së Kuqe, e ka vendosur këtë përmbledhje në faqen e parë të fletores së kujtimeve për t’i dhënë ngjarjes një profil sa më të sintetizuar.

“Shtëpia në Kodrën e Kuqe u rrethua nga fashistët disa minuta pasi ishte larguar Enveri. Sulmin e ndieu e para e zonja e shtëpisë, Ije Farka dhe dha kushtrimin menjëherë. U çuam rrufeshëm. Morëm armatimin dhe dolëm nga pjesa e pasme e shtëpisë. Në krye na printe Haxhiu, djali i saj 16-vjeçar. Fashistët na diktuan e na u qepën këmba-këmbës. U përleshëm dhëmbë për dhëmbë me ta. Plotë gjashtë orë. Ne katër, ata 300 të armatosur deri në fyt. I pari u vra Sadiku. I dyti mbeti Xhoxhi. I fundit Vojua që u hodh mbi tank. Unë rashë pa ndjenja, por fati e deshi të mbijetoja”, shkruan Llanaj.

Historia

Më 7 Tetor, Xhorxhi Martini bashkë me shokët e tij, bën qëndresën heroike, e shndërruan Kodrën e Kuqe në një kështjellë te heroizmit. Vojua, Sadiku dhe Xhoxhi ndanë në ato çaste secili nga dy tankse dhe u vunbë përballë kullave të çelikta qëndresën e zemrave të tyre, zemra që u përballën me përbindëshin e hekurt.
“Aksioni u krye me sukses, por ne s’duhet të dehemi nga suksesi. Ne i premë fashizmit një nerv, kurse duhet t’ia prishim të gjithë sistemin nervor”. Këto fjale u tha Vojua shokëve të njesitit pasi kryen një aksion.
Vojo Kushi ishte djalë me një trup atleti, me sy të mprehtë bojë hiri, me krahë të fuqishëm, ishte i qeshur dhe i dashur me shokët. Shokët dhe banorët e lagjes shpesh e kishin dëgjuar të këndonte këngë revolucionare. Për këtë edhe u arrestua. Por këngën nuk e ndërpreu, ai e vazhdoi këngën e tij me armikun nëpërmjet grykës së pushkës. Duke qenë në krye të njesiteve guerrile të Tiranës, megjithëse në moshë shumë të re, ai drejtoi me aftësi të maedhe dhe mori vetë pjesë në shumë aksione.

Gjëja më e madhe është t’i falësh jetën Atdheut, por njëkohësisht, duhet të dish si t’ia falësh, i porosiste Vojua gjithnjë shokët e tij. Në çdo veprim në Tiranë, gjendej mendja e guximi i heroit.

Aksioni i djegies së depos ushtarake të xhenjos, që u krye nga njesiti guerril i Tiranës nën drejtimin e Vojos mori dhenë për arsye se armikut iu shkaktuan dëme të mëdha. Aksioni i prerjes së telave së telefonit dhe telegrafit në të gjithë Shqipërinë i trondit në themel pushtuesit e tradhëtarët.

Në prerjen e telave në rrugën Tiranë-Durrës, mori pjesë dhe e drejtoi aksionin vetë Vojua. Por heroi tregoi më fort se kurrë trimërinë e tij, më 10 Tetor 1943, në Kodrën e Kuqe, në shtepinë e Ije Farkës, ai luftoi me një trimëri të rrallë kundër bishave fashiste gjer në momentin e fundit të jetës. Të rrethuar, ata bënë një luftë të pabarabartë, e cila zgjati 5-6 orë kundër qindra milicëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë. Tre luftëtarë kundër një ushtrie të tërë. “Rrugicat që rrethonbin Kodrën e kuqe, ishin mbushut plot me fashistë. Në çdo portë ishte vënë nga një roje. Krisi pushka nga të katër anët. Banorët e Kodrës së Kuqe bënë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar heronjtë. Por rrethimi ishte shumë i fortë. Fashistët kishin zënë të gjitha shtigjet”. Për Vojon, Sadikun dhe Xhorxhin nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç të luftonin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut.

Njerëzit që iu ndodhën pranë në çastet e fundit, tregojnë se të tre u përqafuan dhe i dhanë njeri-tjetrit lamtumirën e fundit. Sadiku dhe Xhorxhi ranë në luftë e sipër. Vojua mbeti i vetëm duke luftuar. Një luftëtar kundra një hordhije fashistësh. Armiqtë, duke parë se nuk po e mposhtnin dot heroin, i vunë zjarrin shtëpisë dhe suallën autoblindat. Vojua luftoi si vigan. Por më në fund, municionet iu mbaruan. S’i mbetej gjë tjetër veçse të luftonte me duar kundër autoblindës që villte zjarr papushim. Do të hidhej mbi autoblindë, do të hapte kapakun e saj të hekurt dhe pastaj do të përleshej fytafyt me fashistët e strukur brenda. Dhe ai u hodh mbi tank… Ishte thirrja e fundit e tij, ishte akti i fundit i tij, akt i rrallë, që mbeti i paharrueshëm në mendjen dhe zemrën e popullit tonë.

Epopeja e Kodrës së Kuqe ishte një legjendë e vërtetë trimërie partizane, ishte një flakë që ndriçoi në gjithë vendin. Heronjtë u thanë pushtuesve: “Kurrën e kurrës s’do të mundemi!” Emrin e Vojo Kushit nënat që lindnin djem kur i ledhatonin në djep, u thonin: “M’u bëfsh trim si Vojua”. Shumë fëmijë gëzuan të drejtën të mbajnë emrin e Vojos.
Kur flasim për trimërinë e heroizmin partizan, Vojua, Sadiku dhe Xhorxhi zënë nga vendet e kreut që kështjella në kodrën e Kuqe qëndronte dhe luftonte edhe kur u sulën drejt saj tanket. Ata vdiqën si heronj, luftuan në krah të njëri-tjetrit dhe ranë në krah të njeri-tjetrit dhe iu shndërruabn në Heronj Legjendarë. Për këtë ngjarje heroike, në Tetor të vitit 1942, në “Zërin e Popullit” shkruhej: “Në Tiranën e Kuqe po kërcet pushka e mitrolozi. Luftojnë trimat partizanë, luftojnë tre petrita, tre zemërluanë, luftojnë si dragonj komunistët Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini kundër armikut tonë të urryer, fashizmit gjakatar, kundër veglave të tija tradhetare, kundër bastardëve të popullit.”

Më 7 Tetor 1942, të tre shokët: Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhorxho Martini bën qëndresë heroike, e shndërruan Kodrën e Kuqe në një kështjellë të heroizmit. Ata, së bashku ndanë në ato caste secili nga dy tanke dhe u vunë përballë kullave të çelikta qëndresën e zemrave të tyre, zemra që u përballën me përbindëshin e hekurt duke shkruar me gjakun e tyre, Epopenë e Kodrës së Kuqe.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!