MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro bie përsëri, rritet dollari

04.10.2018 - 14:52

Leku u forcua sërish të enjten ndaj euros, por humbi terren në kursin e këmbimit me dollarin amerikan dhe paundin britanik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, euro u këmbye me 125.6 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.1 pikësh krahasuar me të mërkurën. Tendenca monedhës eruopiane duket në rënie, ndoshta e nxitur edhe nga lajmi i emetimit të eurobondit në vlerën 500 milionë euro. Kjo prurje e madhe valutore në tregun shqiptar mund të ketë nxitur te investitorët pritshmëri për një rënie të mëtejshme të monedhës europiane, duke i shtyrë të shesin euro.

Dollari amerikan u rikthye në rritje dhe prekur vlerën e 109.23 lekëve, në rritje me mby gjysëm pikë krahasuar me ditën e djeshme. Një mbiçmim të ngjashëm regjistroi edhe paundi britanik, që arriti vlerën e 141.77 lekëve. Rritja reflekton mbiçmimin e sterlinës ndaj euros, pasi të dhënat e tremujorit të fundit treguan një rritje pozitive për ekonominë britanike.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Leku dominon tregun