MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro prek vlerën më të ulët në pesë javë

02.10.2018 - 13:38

Leku thelloi ditën e martë mbiçimin ndaj euros, duke e zbritur monedhën eruopiane në nivelin më të ulët prej rreth pesë javësh. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën në vlerën e 125.91 lekëve, me një rënie prej 0.31 pikë krahasuar me të hënën. Kjo është vlera më e ulët që euro ka regjistruar që në fundin e muajit gusht. Kthimi i forcimit të lekut dëshmon edhe njëherë se oferta e euros në treg vazhdon të jetë bollshme.

Nga ana tjetër, leku humbi terren në kursin e këmbimit me dollarin amerikan, që u këmbye me 109.28 lekë, në rritje me 0.62 pikë krahasuar me ditën e djeshme. Përkundrazi, vazhdoi rënien paundi britanik, që u këmbye me 141.65 lekë, në rënie me 0.16 pikë nga e hëna. Lëvizjet e dollarit dhe paundit janë praktikisht një pasqyrim proporcional i kursit të këtyre monedhave ndaj euros. Në mungesë të volumeve domethënëse të tregtimit, si referencë përdoret kursi i këmbimit me monedhën europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Leku forcohet përsëri


Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes