MENU
klinika

Bien shpenzimet për ushqim

Familjet shqiptare konsumojnë më pak

01.10.2018 - 13:02

Megjithëse ekonomia është në përmirësim dhe papunësia në rënie, familjet shqiptare po konsumojnë më pak. Anketa e Buxhetit të Familjeve, e publikuar të hënën nga Instituti i Statistikave, tregoi se shpenzimet e familjeve shqiptare për konsum u rritën me vetëm 0.4% vitin e kaluar.

Por, në terma realë, duke indeksuar me normën vjetore të inflacionit prej 2%, konsumi i familjeve rezultoi në rënie. Sipas Instat, një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 73,400 lekë për konsum. Po të kemi parasysh se përbërja mesatare për familje është 3.7 persona, konsumi mujor për frymë është më pak se 20 mijë lekë. Ushqimi ngelet zëri që dominon strukturën e shpenzimeve të familjeve shqiptare, me 44% të shpenzimeve totale. Por, vitin e kaluar, shpenzimet për konsum ranë me 2.2%. Rënie drastike vitin e kaluar pësuan edhe shpenzimet për veshje dhe për arsimim, me më shumë se 10% më pak krahasuar me vitin 2016.

Ndërkohë, grupet që patën rritjen më të lartë të shpenzimeve ishin transporti dhe shëndeti, të dy në kufijtë e 15%. Ndërkohë që rritja e shpenzimeve për transport mund të lidhet me lëvizjen e çmimeve të karburanteve, domethënëse është rritja e shpenzimeve për shëndetin. Ndërkohë që qeveria shqiptare prej pesë vjetësh ka premtuar shëndetësi falas, në fakt, duket se shqiptarët po paguajnë më shumë nga xhepi për shëndetin.

Sipas qarqeve, familjet në Tiranë kanë shpenzimet më të larta për konsum, me afro 88 mijë lekë në muaj, ndërsa shpenzimet më të ulëta janë në qarkun e Dibrës, me 47 mijë lekë.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sjell 80% të PBB-së

Jemi një ekonomi konsumi

Inflacioni po gjen stabilitet

Çmimet u rritën 2.2% për gushtin


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!