Dje ka humbur edhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme pas triumfit të Djokovic në finale e Shangait, por Roger Federer, tenisti zviceran, nuk ka humbur dëshirën për të vazhduar të luajë sportin e tij të zemrës.
Pas rikthimit në vendlindje, ai ka deklaruar se do të vazhdojë të zbresë në fushë edhe gjatë vitit 2019, duke lehtësuar kështu të gjithë fansat e tij, pasi ishin përhapur fjalë se do të tërhiqej përfundimisht.
“Një gjë është e sigurtë, do të jem në fushë edhe sezonin tjetër. Unë ende nuk kam një plan të detajuar për 2019-ën, por shpresoj të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Në dilemë jam për turnetë në fushat me dhè. E rëndësishme është të jem mirë fizikisht dhe të luaj mirë në çdo ndeshje, për të arritur objektivin, fitoren”, u shpreh Federer.
Tenisti zviceran ishte i vetmi që në moshën 37 vjecare mbajti numrin dy në botë. Askush më parë nuk e kishte arritur këtë, madje ishte shumë pranë rikthimit si numri një në botë. Tashmë është një legjendë e gjallë…