MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e parë

Festivali ‘’Fustanella’’ zbarkon në Tiranë

22.10.2018 - 10:47

Nga Eugent Kllapi/

Projekti kulturor Festival ‘’Futanella’’ erdhi ndryshe në Tiranë në datat 19-20-21 tetor. Ai ishte organizim i mirë i dëshirave të artistëve sa dhe unikal në përmbajtjen e tij. Në përgjithësi arti është gjithmonë ndryshe dhe revolucionarizohet nga e ndryshmja.

Një nuancë të tillë kishte për tre ditë në qytetin e Tiranës festivali me titullin ‘’Fustanella’’. Ai solli jo vetëm fustanella si veshje karakteristike shqiptare mu në zemër zhvillimit urban shqiptar, por një bashkëveprim të frutshëm artistësh në moton që të kënaqnin publikun.

Ky bashkëveprim i orkestruar erdhi nga disa lloj muzikësh si, Xhaz, etno folk rock, electornic, Balkan beat. Si edicion i arrirë përfshiu këta artistë, Robert Bisha, Michel Godard, Roy Paci, baba Zula, Redi Hasa, Fanfara Tirana, The Kabatronic, Admetjah djset, TGU.

Olsi Sulejmani, organizator i festivalit ishte mjaft entuziast ashtu si gjithë instrumentistët për të sjellë diçka të veçantë në muzikë. Para shfaqjes ai theksoi se ‘’artistët do të performojnë dhe do të sjellin muzikë që do të pëlqehet nga publiku, do të jetë event shumë i veçantë dhe i arrirë’’, por si ishte në të vërtetë?

Gjatë gjithë eventit të tre ditëve ai rezatoi gëzim dhe respekt të veçantë te të gjithë shikuesit.

Kompozitori dhe pianisti, instrumentisti Robert Bisha përveç talentit që kishte për muzikën, kishte dhe mënyrën e harmonizimit të këtij grupi të veçantë instrumentistësh mjaft të talentuar.

Ky grup ishte ansambël të ndryshmesh, të ndryshme në personalitet artistësh, në instrumente, në muzikë, në metoda. Kjo e ndryshme bashkohesh nga qëllimi për të bërë art.

Ky festival ishte një projekt ku mblidhen bashkë 15 artistë. Multi-instrumentistët Robert Bisha, violonçelisti Redi Hasa, basisti Enver Muhamedi, bateristi Mirsad Dalipi, FanfaraTirana me artistët e saj. Këtyre u shtohen edhe dy yje ndërkombëtarë si Micheal Godard nga Franca dhe Roy Paci nga Italia.

Ishte një koncert që nis shumë në mënyrë intime pastaj shkon në një krijimtari më të zhvilluar ritmike, e gjallë në melodi deri tek më e brishta tingull që krijohesh në varësi të shumë efekteve si letër, lapsa, bryl etj. Koncerti i datës 21 në orën 11 në Muzeun Kombëtar të Tiranës kishte jazz dhe folk, që eksperimentojnë në mënyrë harmonike të çiltër.

Aty u ndërthur bukur violinceli, kitara, basi, madje dhe çiftelia dhe bateria. Në një mënyrë të veçantë performoi dhe një insturment i quajtur ”Serpent” nën mjeshtërinë e Micheal Godard. Roi Paci erdhi me mjeshtëri me një shumësi tingujsh në trompë.

Kjo lloj muzike ndërthuri bashkohoren me klasiken me elementë të xhazit avangard dhe elementë të folklorit të pasur shqiptar. Ai u rok të kapë shumëllojshmëri tingujsh nga shumësi instrumentesh dhe ia arriti. Po çfarë ndodhi konkretisht në këtë tre ditë?

Dita e parë shënoi fillimin e festivalit në Discobox në Tiranë. Aty u performua një muzikë nën ambientin e diskos dhe të të rinjve që iu bashkuan muzikës së veçantë nga Baba Zula, Ahmetaj, Tatu Feat Fatbardh Capi etj.

Kulmin kjo shfaqje e shënoi ku vetë spektatorët iu ngjizën grupit në një duke kënduar bashkë me isntrumentet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!