MENU
klinika

Panik në ceremoni

Fiton kurorën dhe humbet ndjenjat

27.10.2018 - 11:13

Clara Sosas, nga Paraguaji triumfoi një ditë më parë në eventin e bukurisë Miss Grand International të vitit 2018.

Ajo rrëmbeu kurorën, duke u zgjedhur si vajza më e bukur, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë event, madje Clara mbërtheu nga paniku të gjithë të pranishmit.

Ishte momenti final kur drejtuesi i spektaklit do të jepte vendimin e jurisë, ndërsa Clara së bashku me konkurrenten tjetër ishin në qendër të skenës dhe Clara nuk dukej mirë.

Në moment që ajo dëgjon emrin e saj si Miss Grand International, nga emocionet, humbet ndjenjat për pak momenti dhe rrëzohet në skenë. Vajza tjetër i erdhi menjëherë në ndihmë dhe pavarësisht paniku të krijuar në fillim, për Clara-n nuk pati asnjë problem dhe ajo rrëmbeu kurorën e vajzës më të bukur më pas.

“Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot”

Ledri Vula ia hedh fajin ish-partneres për ndarjen?

“Të zënë më përgatitjet për dasmën”

Selena Gomez dhe Benny Blanco drejt altarit?