02.10.2018 - 09:54
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjenevë në Forumin Ekonomik Botëror, vizitë që ka nisur që prej ditës së djeshme.
Në këtë forum ndodhet dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është takuar me Ramën.
“Gjenevë, selia e Forumit Ekonomik Botëror – Me Presidentin Thaçi në tryezën e Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama bashkëngjitur fotos në Instagram.