MENU
klinika

‘Babalja'

Fredi Alizoti në burg, avokati: Proces i montuar politikisht

24.10.2018 - 11:03

Gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet në trafik droge vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Avokati i gazetarit që realizoi intervistën me Albert Veliun, Çlirim Gjata tha se ky është një proces i montuar politikisht.

“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë procesi është një proces i montuar politikisht nga Prokuroria. Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në notere. Këto janë tmerret që ka hapur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”- tha avokati.

Sipas Prokurorisë, Fredi Alizoti akuzohet se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’.

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!