MENU
klinika

Sa pagoi Elita Rudi?

Fustani i ëndrrave kushton

01.10.2018 - 21:08

Në dasmën e shumë përfolur të këtij viti, midis moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko, krahas madhështisë së dasmës në tërësi, ajo që më së shumti të bënte përshtypje ishte fustani magjeps që Elita mbante veshur.

Fustani i ëndrrave i kushtoi Elitës plot 10,000 euro. Por Elita është një vajzë me fat! Ajo pagoi vetëm gjysmën e çmimit, pasi pjesën tjetër e mbuloi me marketingun duke qenë se dasma e saj mori shumë vëmendje. Fustani ishte i ideuar nga vetë Elita në bashkëpunim me kompaninë.

Duke realizuar një ëndërr vajzërie, Elita ishte më e bukur se kurrë në ditën e saj të dasmës. Padyshim që ajo apo Gjiko nuk do të kurseheshin që fustani që moderatorja do të mbante veshur të ishte siç ajo do të donte.