MENU
klinika

Pret nominimin për “Oscar”

“Gardhi” nga Kosova triumfon në SHBA

09.10.2018 - 23:49

Filmi me metrazh të shkurtër, “Shokët”, pati një sukses të madh dy vite më parë edhe pse nuk arriti të merrte “Oscar”, ndërsa tashmë është një tjetër film nga Kosova, i cili është pretendent serioz për t’u nominuar për “Oscar”.

Së fundmi, filmi “Gardhi”, nga Lendita Zeqiraj, fitoi çmimin kryesor në Hamptons Film Festival në SHBA, duke iu ofruar edhe më afër mundësisë për t’u nominuar për “Oscar”.

“Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De Francedhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”