MENU
klinika

Punimet përfundojnë me sukses

Gati materniteti i ri në Korçë

03.10.2018 - 09:17

Prej vitesh Korça mirëpriste foshnjat në një godinë të ndërtuar që në periudhën moniste , të amortizuar dhe me mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe pajisjeve të reja. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë, parashikoi një fond zëri i të cilit shkoi për ndërtimin e një materniteti të ri për Korçën.

Punimet e nisuara që në fillim të këtij viti kanë përfunduar me sukses dhe pritet që brenda 2018 maternitaeti të hapë dyert për nënat , në kushte e standarde të larta jo vetëm infrastrukturore , por edhe shërbimi.

Ministria e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu, njoftoi përfundimin e punimeve në maternitetin e Korçës dhe bëri me dije së aparaturat e reja do të mberijnë brenda muajit Nëntor të këtij viti.

Ajo u shpreh gjithashtu se Materniteti tashmë kishte standarde bashkëkohore në nivelin e atyre të vendosura për arritje nga Komisionet Evropiane. Materniteti i vendosur në një godinë prej 4 katesh është i pajisur me salla pritjesh, vizitash, recepsioni etj.

Ai përmban gjithashtu në total 45 shtretër, salla lindjeje dhe salla operacioni. Janë shtuar si pjesë integrale e maternitetit dy reparte, ai i Neonatologjisë dhe ai i terapisë intensive të cilët mungonin në maternitetin e vjetër .

Ky maternitet do të jetë një prej investimeve në fushën e shëndetësisë më të rëndësishmë për Korçën duke marrë parasysh faktin se është një prej qyteteve me lindshmërinë më të lartë. Pritet që numri i foshnjave të rritet nën ndikimin e reformës së re mbi bonuset për lindjen e fëmijëve ndaj nënave.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katedralja "Ringjallja e Krishtit"

“Në zemër të Krishtit” në Korçë


Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!

Shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit

AMP arreston policen në Korçë

Abuzoi se*sualisht me të miturën për 4 vite

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme!

U mor i pandehur dy javë më parë

Kryebashkiaku i Devollit paraqitet në SPAK