MENU
klinika

Përfundon asfaltimi

Gati segmenti Vorë-Kthesa e Rinasit

21.10.2018 - 11:19

Një pjesë aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë ka përfunduar së asfaltuari, ndërsa vazhdon puna për pjesën tjetër. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit.

Ndërkaq, segmenti tjetër Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

“Banoret rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionët qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranes dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vore – Dogana e Tiranes për te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim të Vorës”, thuhet në njoftim.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit te Fushe Krujës.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën