17.10.2018 - 17:42
Princi Harry ishte së bashku me bashkëshorten e tij Meghan në një kopsht zoologjik në Taronga të Australisë, ku u bënë pjesë e një skene mjaft interesante.
Mad De Groot, një gazetar shumë i njohur në Australi, provoi disa herë t’i dhuronte një tufë të madhe me lule dukeshës së Sussex. Pas disa tentativave të dështuara, burri ka arritur t’i japë Meghanit dhuratën e tij.
Harry i është afruar burrit dhe me shaka i ka thënë: ’Nuk mund t’i dhurosh lule kaq të mëdha gruas time, çfarë është e gjitha kjo?’ Duka më pas ka përshëndetur dhe falënderuar De Groot, që më në fund ka përmbushur me sukses misionin e tij.