MENU
klinika

Zbulon ëndrrën

Genta Ismajli: Kam bërë diferencën në skenë

14.10.2018 - 13:04

E ftuar në emisionin “Prive”, këngëtarja Genta Ismajli ka rrëfyer gjëra të pathëna më parë. Ajo ka rrëfyer shumë nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër to ka vënë në pah edhe vlerat e saj si artiste.

E pyetur se çfarë e identifikon atë si Gentë, këngëtarja u shpreh duke thënë se është “e drejtpërdrejtë dhe energjike”. Këngëtarja tha se ajo çfarë e veçon si artiste është fakti se ka bërë vepra, të cilat kanë bërë diferencën në skenën shqiptare.

Më tej, këngëtarja është shprehur se do donte që një ditë të merrte pjesë në “Eurovision”, dhe se e ka menduar diçka të tillë.

Ismajli ka treguar se sa krenare është me familjarët e saj, të cilët kanë luajtur një rol kyç në karrierën e saj të gjatë si artiste.