MENU
klinika

Revolucion në Norvegji

Gjysma e makinave të shitura këtë vit ishin elektrike  

20.10.2018 - 16:24

Në Norvegji, në totalin e makinave të shitura deri më tani për vitin 2018, gjysma ishin elektrike. Deri në qershor 2018, 47% e makinave të reja të shitura, ishin hibride ose të fuqizuar me bateri.

Që prej viteve 90’, Norvegjia ka ofruar incentiva bindëse për të inkurajuar përhapjen dhe përdorimin e makinave elektrike. Shoferët përfitojnë parking dhe karikim në vende publike pa pagesë, si dhe përjashtohen nga taksa vjetore e rrugëve. Përveç këtyre, makinat elektrike nuk paguajnë nëpër “toll”-e dhe shoferët mund të përdorin korsinë e autobusëve pa hasur probleme.

Norvegjia ka gjithashtu stacionin më të madh të karikimit të shpejtë në botë, që ka kapacitet për të karikuar 28 automjete në të njëjtën kohë, për një afat prej 30 minuta. Oslo është i njohur gjithashtu si kryeqyteti i makinave elektrike, për shkak të përqindjes së madhe që këto zënë ndaj totalit të flotës. Qyteti synon që të mos ketë më makina me naftë apo me benzinë deri në vitin 2025.

Megjithatë, tranzicioni i Norvegjisë drejt makinave elektrike ka shumë sfida. Shoferët e kanë të vështirë aktualisht që të gjejnë vende të lira të karikimit në qendër të Oslos. Kjo vjen për shkak se numri i pikave të karikimit për makinë, ka rënë nga 1 karikues për 4 makina, në 1 për 10 të tilla.

Në mënyrë që të arrihet objektivi i ndotjes “zero” deri në vitin 2025, Instituti Norvegjez i Transportit ka bërë të ditur se makinat elektrike duhet të zëvendësojnë të gjitha automjetet, në familjet që kanë shumë makina.

Aktualisht, këto familje, kanë vetëm 1 makinë elektrike. Ndërkohë që numri i makinave rritet, shoferët mund të përballen me rreshta më të gjatë përballë stacioneve të karikimit për udhetime të largëta. Sipas një raporti të fundit të Forumit Ekonomik Botëror, makinat elektrike mund të sjellin probleme nëse nuk ka një planifikim të saktë. Raporti zbuloi se kur qyteti i dha aksesin e korsive me prioritet për makinat elektrike, kjo korsi u mbush shpejt, duke krijuar trafik.

Rritja e flotës elektrike në Norvegji po ndjek një tendencë globale të shitjes së makinave me bateri.  Sipas “Bloomberg”, makinat elektrike në të gjithë botën kanë kaluar 4 milionë. Edhe pse është një numër i vogël krahasuar me 590 milionë që zënë makinat tradicionale, rritja e tyre ka qenë e veçantë.

Shitja e makinave elektrike përbën 2.5% të totalit të makinave të shitura, por niveli i tyre i rritjes ka qenë sa gjysma e totalit të makinave. “Bloomberg” vuri gjithashtu në dukje se pavarësisht se u deshën 5 vite që të arrihej milionëshi i parë, për vetëm 6 muajt e fundit, shifra arriti nga 3 milionë, në 4 milionë. Kina vazhdon të jetë lojtari më i madh në tregun e makinave elektrike në të gjithë botën. Që prej vitit 2011, Kina përfaqëson 37% të makinave të shitura në të gjithë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN