31.10.2018 - 18:32
Një futbollist venzuelian u entuziazmua aq shumë nga shënoi i golit sa që kaloi në tribunë dhe i propozoi të dashurës për martesë… Fatmirësisht ajo tha “Po” duke krijuar një moment romantik në mes të stadiumit, e duke fituar duartrokitjet e të gjithë tifozëve.
Nuk e mendoi kështu gjyqtari, i cili ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin për festim të tepruar.
Eduard Bello, 23 vjeç, u ul në gjunjë para partneres së tij Gabriela Britvoz, lojtare e volejt në plazh dhe nxori një unazë të cilën vajza e vuri menjëherë në gisht.
Sa për rezultatin e ndeshjes, skuadra e tij, Antofagasta, që luan në kategorinë e parë kiliane, u mund nga Everton 3-2, edhe pse Bello shënoi të dy golat për të tijtë.