MENU
klinika

Detajet

Greqi/ Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes bashkë me gruan

24.10.2018 - 09:51

Policia greke ka arrestuar gjatë natës së kaluar ish-ministrin e Mbrojtjes dhe një nga politikanët korife të Pasok, Janis Papantoniu si edhe bashkëshorten e tij Stavrula Kuraku.

Çifti Papantoniu akuzohet për korrupsion dhe 2.8 milionë euro para të zeza, nga kontrata për 4 fregata moderne e pajisje të tjera ushtarake.

Ioannis (Janos) Papantoniu, i lindur në 1949 ka qenë që nga viti 1981 deputet me Pasok.

Ministër i Ekonomisë në vitin 1994, ripërsëritet 1996-2001. Ministër i Mbrojtjes 2001-2004.

Llogaria e parë sekrete që hapi dosjen u zbulua me listën Lagarde.