Hajdutë të maskuar janë përpjekur që të futen në shtëpinë e familjes Beckham në Costwolds. Fatmirësisht grabitësit u larguan, por e gjithë familja raportohet se është tmerruar nga fakti që keqbërësit ishin duke hyrë në pronën e tyre.
Të premten e kaluar policia mori një telefonatë nga siguria e shtëpisë me vlerë 6 milionë paund që ndodhet në Great Tew, Oxford. Ata u dalluan edhe vizitorë në një fermë turistike aty pranë dhe pasi kuptuan se ishin diktuar janë larguar nga vendi duke lënë në gjysmë misionin. Por 43-vjeçari David ka vendosur tashmë që të rrisë ndjeshëm sigurinë në pronën ku ai, Victoria dhe katër fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të fundjavave.
Tre keqbërësit janë filmuar duke përdorur shkallë për të parë brenda dritareve të kateve të sipërme. Fatmirësisht familja nuk ka qenë në banesë në ato momente, por të gjithë po udhëtonin për në Australi. Disa orë më vonë Victoria u fotografua në gjendje të stresuar kjo për shkak se kishte marrë vesh atë që kishte ndodhur. Për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjes, në masat e reja të sigurisë përfshihet futja e qenve roje, sensorë alarmi dhe patrullime të rregullta në pronë.