MENU
klinika

Formula 1

Hamilton modest: Schumacher, më i miri!

30.10.2018 - 11:51

Të dielën në mbrëmje është shpallur për herë të pestë kampion bote në Formula 1, duke barazuar rekordin e Juan Manuel Fangio, por për pilotin britanik Leëis Hamilton më i madhi i këtij sporti mbetet Michael Schumacher, me 7 tituj kampionë.

Jo vetëm kaq, por piloti gjerman numëron 91 fitore, 20 më shumë se Hamilton (71). “Nuk e kam konsideruar kurrë veten si piloti më i mirë edhe pse i di mirë aftësitë e mia si pilot”, – tha Hamilton.

Unë ndjek këshillën që babai im më ka dhënë kur isha 8 vjeç: Lër pistën të flasë. Dhe unë ndjek këtë këshillë. Është pista dhe rezultatet e mia që flasin vetë dhe më pas njerëzit të gjykojnë.

Michael Schumacher lewis hamilton
Michael Schumacher lewis hamilton

Por Michael ka qenë një gjeni në këtë sport, për mënyrën se si hyri te Ferrari dhe ato që ka arritur më këtë makinë. Unë do të mbeten gjithnjë tifoz i tij”, – u shpreh Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN