MENU
klinika

Tema e dialogut

Haradinaj kërkon unitet për interesat nacionale

30.10.2018 - 16:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shpreson që nesër të gjendet një gjuhë e përbashkët në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohet për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, Haradinaj tha se është inkurajues fakti që do të marrë pjesë edhe pozita.

Pas mbledhjes së 73-të të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj u përgjigj para gazetarëve lidhur me seancën e thirrur nga opozita, që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë.

Ai tha se është lajm i mirë që edhe pozita do të marrë pjesë në seancë, dhe se nuk duhet të ngutet askush me deklarata, siç i quajti ai irrituese, por Haradinaj tha se duhet të ruhet harmoni.

Besoj që nesër do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët, nuk besoj që ka subjekt politik në Parlament që është kundër ruajtjes së territorit të kufijve, dhe kushtetutshmërisë së vendit tonë. Besoj që do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët nesër, shpresoj shumë që do ta gjejmë. Është inkurajues fakti se në këtë seancë të thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe pozita, dhe mendoj që është lajm i mirë, nuk ka nevojë askush me u nxitu me dhënë deklarime irrituese, ta ruajmë njëfarë harmonie, shembulli i një uniteti për transformimin e FSK-së ishte një shembull perfekt, se si dimë t’i ruajmë interesat tonë. Gara për pushtet ka me vazhdu edhe në të ardhmen, por disa interesa duhet t’i ruajmë, t’i ruajmë interesat nacionale bashkë, ndërsa garën për pushtet do ta kemi këtu, ajo nuk ik”, tha ai.

Ndërsa, për 28 Nëntorin, si datë e mundshme për mbajtjen e seancës së ardhshme për FSK-në, ai tha se çmojnë këtë datë por procesi nuk ndërlidhet me 28 nëntorin. /Konica.al/