MENU
klinika

Akuzat e rënda

Hoxha: Si u shfrytëzuan seksualisht nxënëset e Medresesë

16.10.2018 - 18:42

Teologu Emin Behrami i cili ishte larguar në vitin 2010 nga Bashkësia Islame e Kosovës që udhëhiqej nga Naim Tërnava, në një intervistë për Frontal në T7, ka folur për një një skandal seksual që e kishte përfshirë Medresënë ‘Alaudin’.

Behrami ka thënë se fillimisht kishte qenë myftiu Naim Tërnava që kishte akuzuar të gjithë profesorët për sjellje të pa hijshme ndaj nxënësve të kësaj medreseje.

Por ai thotë se duke qenë i sigurt se ishte i pastër në këtë aspekt, kishte vendosur që kësaj pune t’i shkonte deri në fund.

Me disa dokumente mbi 60 faqe prova, ai ka thënë se në këtë skandal janë të përfshirë dhëndrri i myftiut Naim Tërnava, Bahri Simnica dhe Shemsi Rrahimi i cili ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Ai thotë se kur i ka parë këto akuza myftiu Tërnava, është shokuar.

“Mbi 60 faqe prova te pa kontestuara, se si Shemsi Rrahimi dhe kryetar në Këshillin e Bashkësisë dhe dhëndrri i Naim Tërnavës, Bahri Simnicia ish-drejtor i Medreses janë përfshirë në këtë skandal. Gati sa nuk e lanë mend Myftiun Ternava. Deklarata nga vetë nxënësit, se në çfarë mënyrë të pistë i kanë shfrytëzuar përsonat në fjalë. Ato janë të turpshme që kryheshin brenda medresesë. Dhe Myftiu dëshirontë që kjo akuzë të mbetej e përgjithësuar, por unë i shkova deri në fund”, ka thënë Behrami në T7.

Ai ndër të tjera ka shpjeguar edhe për mënyrën se si ishte larguar nga BIK-u.

Unë kisha përgatitjen e mjaftueshme profesionale, që të mos i nënshtrohem asnjë lloj presioni që do ta dëmtonte interesin e nxënësit e të BIK-ut. I jam nënshtruar llojeve të ndryshme të ndjekjeve, deri në vitin 2010 kur përfundimisht pa procedurë ligjore, brenda tri ditëve, jam larguar definitivisht pa arsyetim ligjor. Ishte akuza publike e muftiut Naim Ternava i cili e drejtonte gjuhën në drejtim të profesorëve të medreses, me fjalë: Jeni të poshtë të pafytyrë, këtë e përsëriste kudo që shkonte. Mua s’më ka munguar asnjëherë guximi qytetar. Unë i kam thënë se do të ishte mirë të fliste se ku i mbështet këto akuza. Ai thoshte se e kam vajzën në medrese, se i keni ngacmuar seksualisht nxënësit. Madje e bënte këtë akuzë edhe në praninë e punëtorëve.N uk është e logjikshme as fetarisht e as ligjërisht, që të dalësh publikisht deklarata të përgjithësuara, duke e futur gjithë grupin e arsimtarëve në një thes”, ka shtuar ai.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…