Në një intervistë të fundit këngëtari i madh kanadez me famë botërore, Michael Buble ka dhënë lajmin e trishtë të tërheqjes së tij nga muzika.
“Gjëja më e keqe që një prind mund të dëgjojë. Është si të përfundosh menjëherë në ferr”, shprehet Buble. Pas dy vitesh heshtjeje në prodhimtari edhe në rrjetet sociale, Michael e thyen heshtjen në shtator, ku në “Instagram” njofton daljen e albumit të tij të fundit, me shumë gjasa për fatin e keq të muzikës edhe i fundit në karrierën e tij.
Gjithashtu këngëtari konfirmon edhe shërimin e të birit, por stresi i përjetuar në dy vjet e ka bërë atë të vërë gjithçka në diskutim. Kalvari i vuajtjeve e ka brejtur në masën që e ka bërë të rizbulojë vlerat autentike: dashurinë për familjen dhe afërsinë me njerëzit e afërt.
Përmasa shumë të largëta për showbiz-in dhe për syrin karrierist të mediave, për t’u jetuar plotësisht. Pas shitjes së 75 milionë disqeve dhe 13 viteve aktivitet, këngëtari fitues i 4 Grammy Awards, i thotë mjaft “narcizizmit”, “famës” dhe rrjeteve sociale.