MENU
klinika

Yelena Isinbayeva

I mjaftoi një shkop për të pushtuar botën

19.10.2018 - 23:35

Të rralla janë sportistet që do të arrijnë nivelin e Yelena Isinbayeva-s, rekordmenes së atletikës ruse dhe asaj botërore në kërcimin me shkop. Për shumë vite me radhë, midis 2003-2015, pra për mbi një dekadë, rusja e bukur Yelena Isinbayeva dominoi këtë sport, duke regjistruar rekorde të pabesueshme.

Madje ajo është mbajtësja e rekordit botëror në kërcimin me shkop për femra në salla të hapura me 5.06 metër, regjistruar në Zyrich në vitin 2009.

E lindur më 3 qershor 1982 në ish-Stalingrad në Ish-Bashkimin Sovjetik, sot Vollgograd të Rusisë, Yelena Gadzievna Isinbayeva ka përshkuar një karrierë fantastike sportive.

yelena isinbajeva
yelena isinbajeva

Ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike, në Athinë, në 2004-n dhe në Pekin në 2008-n. Isinbayeva ka fituar 3 herë titullin botëror në vitet 2005, 2007 dhe 2013. Konsiderohet si një prej sportistve më të mira të të gjitha kohërave. Ajo u ndalua të merrte pjesë në Olimpiadën e vitit 2016 në Rio de Janeiro, në Brazil.

Kjo për shkak të sanksioneve që Federata Botërore e Atletikës (IAAF), vendosi kundër Rusisë mbi sponsorizimin e një programi të avancuar të dopingut. Më pas, në gusht të vitit 2016, pas një karriere të pabesueshme atletike, Isinbayeva u tërhoq nga sporti aktiv dhe u zgjodh në një mandat 8-vjeçar në Komisionin e Atletëve në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Ajo ishte gjithashtu fituese e çmimit të serialit të Ligës së Artë IAAF në vitin 2007 dhe 2009. Pas paraqitjeve të dobëta në kampionatet botërore në 2009 dhe 2010, ajo mori një pushim njëvjeçar nga sporti.

Më 2 mars 2013, Jehn Suhr iu bashkua Isinbayeva-s si dy femrat e vetme që kanë kaluar 5 metrat. Në këtë proces, Suhr i mori asaj edhe rekordin botëror të sallave të mbyllura.

Isinbajeva u shpall “Atletja Femër e Vitit” nga IAAF-i në vitet 2004, 2005 dhe 2008, si dhe “Sportiste Botërore e Vitit” nga Çmimet “Laureus” në 2007-ën dhe 2009-ën. Në vitin 2007, ajo hyri në “Hall of Fame” (FICTS) dhe u nderua me Çmimin “Excellence Guirlande D’Honneur”. (albaniansport.net)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN