MENU
klinika

Gazetarja sportive

Ilda Bejleri rrëmben vëmendjen e francezëve

26.10.2018 - 18:01

Vitet e fundit në mediat shqiptare janë shtuar shumë edhe gazetaret femra, e një prej tyre është edhe Ilda Bejleri.

Gazetarja ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave rozë për fotot e saj të publikuara në rrjetet sociale, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Por nuk janë vetëm portalet faqet shqiptare që publikojnë këto foto nga Ilda, pasi së fundmi fotot e saj janë publikuar edhe nga një faqe franceze, “La minute football”.

Ju prezantojmë Ilda Bejlerin, një gazetare sportive vërtet e famshme në Shqipëri dhe kuptohet përse,”- shkruan faqja krahas fotove të publikuara. Mirëpo përveç komplimenteve dhe pëlqimeve të shumta, ka bërë përshtypje një koment i njërit prej ndjekësve të faqes. “Tani e kuptoj pse ka kaq nivel të ulët Shqipëria në futboll, pasi gjatë ndeshjeve shikohet gazetarja,”- shkruan ai. Të ketë vallë të drejtë komentuesi francez?!