MENU

Fatale!

Infarkt, diabet/ Po nuk e bëre këtë në mëngjes, je në rrezik

02.10.2018 - 20:45

Në fakt, duket e dyshimtë që të ketë rëndësi mos ngrënia e mëngjesit.

Por, e vërteta është ndryshe. Mos ngrënia e mëngjesit ka lidhje dhe ndikon në disa sëmundje të rëndësishme të organizmit siç do ta shihni edhe më poshtë:

– Mos ngrënia e mëngjesit rrit riskun për atak karadiak;

– Mos ngrënia e mëngjesit çon në ndryshime klorike në organizëm, në shtimin në peshë e cila çon në rritjen e tensionit të gjakut, rritje të kolesterolit në gjak, diabet dhe të gjitha këto që quhen edhe sindromi metabolik çojnë në atak kardiak.

Ndaj, drithëra të plota me qumësht dhe lëng frutash është zgjidhja më e mirë për mëngjesin. Por, të dhënat tregojnë se sot rreth 20-30% e njerëzve nuk hanë mëngjes ashtu si 40 vjet më parë. Kjo sigurisht vjen nga “modernizimi” i shoqërisë sonë.

E dini çfarë do të ishte një zgjedhje e mirë për mëngjes? 

Veza, e cila është e pasur me proteina dhe përbërës të tjerë të ushqyeshëm. Kjo bën që të jeni i ngopur gjatë ditës dhe të mos e teproni me ushqimet jo të shëndetshme gjatë drekës dhe mbasdites. Nëse do të shkoni në palestër atëherë përpiquni që ta hani mëngjesin të paktën një orë përpara se të kryeni aktivitetin fizik.

Nëse jeni me dietë, po të hani mëngjes i ruani linjat tuaja?

Kjo është plotësisht e vërtetë pasi ju mban të ngopur gjatë ditës duke iu mbrojtur nga marrja e mbikalorive që shkojnë dhe depozitohen në trup, sidomos gjatë mbasdites.

Gjithashtu, një mëngjes i mirë ndihmon edhe funksionimin e mirë të trurit sidomos në orët e paradites kur përqendrimi dhe puna e trurit duhet të jetë në maksimumin e saj.

Kjo sepse energjia e vetme për qelizën e trurit është glukoza ndaj dhe mëngjesi i mirë ka rëndësi jetike për trurin. Po të mendoni në moshat fëminore sa e rëndësishme është ngrënia e mëngjesit sepse ata shkojnë në shkollë dhe duhet që truri i tyre të punojë në maksimumin e tij.

Në një studim të kryer në vendin tonë është parë që pjesa më e madhe e fëmijëve shkojnë në shkollë pa ngrënë mëngjes apo më keq akoma, ata marrin ushqime të dëmshme në dyqanet afër shkollave si patatina, çibukë etj, që janë bosh nga vlerat ushqimore dhe shumë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Prandaj, po iu bëjmë thirrje ju prindërve, por sidomos nënave, që të edukojnë fëmijët me zakonin e mirë të ngrënies shëndetshëm në shtëpi para se të ikin në shkollë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN