MENU
klinika

Çmimet e konsumit

Inflacioni 2.1%, frenohet shtrenjtimi i perimeve

08.10.2018 - 13:33

Inflacioni ra për të tretin muaj radhazi gjatë shtatorit. Instituti i Statstikave bën të ditur se indeksi i çmimeve të konsumit shënoi rritje vjetore me 2.1%, 0.1% më pak krahasuar me gushtin. Rënia u ndikua sidomos nga grupi i ushqimeve dhe i veshjeve, megjithatë, ngelet në nivele më të larta krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte në nivelin 1.6%. Shtrenjtimi i ushqimeve gjatë muajit shtator ishte më i kufizuar, me 2.6%, nga 2.8% një muaj më parë.

Gjatë shtatorit u regjistrua një zbutje e rritjes së çmimeve të perimeve. Inflacioni i këtij nëngrupi ngelet dyshifror, megjithatë, në shtator ra në 14.8% nga 18.6% që kishte qenë për gushtin.

Rënie të ndjeshme inflacioni pësoi edhe për grupin “veshje dhe këpucë” në 0.6%, nga 2.4% që kishte qenë gjatë muajit paraardhës.

Megjithëse në muajt e fundit luhatjet e inflacionit ka qenë minimale. Sipas Bankës së Shqipërisë, rikthimi i tij drejt nivelit të synuar prej 3% do të kërkojë ende kohë dhe nuk pritet të ndodhë para vitit 2020. Për momentin, pozitiv në optikën e përmbushjes së këtij objektivi është fakti se inflacioni po qëndron sipër 2%, që është edhe kufiri i poshtëm i intervalit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se leku i fortë në kursin e këmbimit valutor është një faktor që do të vazhdojë të ketë një farë ndikimi te inflacioni edhe gjatë muajve në vazhdim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inflacioni po gjen stabilitet

Çmimet u rritën 2.2% për gushtin

Bien shpenzimet për ushqim

Familjet shqiptare konsumojnë më pak


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!