MENU
klinika

Shifrat

Inspektoriati i Punës nuk mund të monitorojë 90% të bizneseve

31.10.2018 - 16:04

Institucioni i Inspektoriatit të punës, nuk mund të monitorojë më shumë se 90% të bizneseve që operojnë në Shqipëri.

Në këto kushte sigurimi i standardeve mbetet një proces i vështirë. Në raportin e punës 9 mujore Arben Seferi ka deklaruar se ka një ndërgjegjësim të punëmarrësve të cilët vetëm në këtë periudhë kanë paraqitur 486 ankesa

Vetëm gjashtë për qind e bizneseve në të gjithë vendin mund të mbikqyren prej inspektoriatit përsa i përket zbatimit të kushteve të punës.

Sot, kreu i Inspektoratit Arben Seferi në raportimin e punës nëntë mujore ka kërkuar masa shtesë për të garantuar zbatimin e kontratave të punëmarrësve.

arben-seferi-konica.al
arben-seferi-konica.al

“Ne nuk mbulojmë dot më shumë se 6 % të biznesit aktiv në Republikën e Shqipërisë” u shpreh Arben Seferi.

Gjatë 2018 numri i ankesave ndaj punëdhënësve është rritur duke shkuar 486.

Ndër shkaqet kryesore janë pagat e prapambetura.

Pavarësisht problematikave Inspektoriati i Punës deklaron se nuk janë sanksionuar gjoba.

Por sipas kreut të tij po punohet për një rregullore për dënimet administrative , e cila do të sigurojë standardet e punësimit.