MENU
klinika

Kritikoi edhe Ronaldon

Irina Shayk drejt ndarjes me Bradley Cooper

12.10.2018 - 18:10

Pak ditë më parë, modelja Irina Shayk u rikthye të flasë për lidhjen e saj me Ronaldon dhe arsyet e ndarjes, duke u shprehur se portugezi nuk ishte i dashuri i saj ideal, madje u shpreh se ai është tradhtuar nga ylli i Juventusit.

Irina është tashmë në një lidhje me Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një fëmijë, por në raportimet e fundit në media thuhet se çifti po shkon drejt ndarjes pas problemeve. “Page Six” raportoi se Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë me muaj të tërë që kanë probleme dhe nuk po shkon mirë.

Diferencat që ekzistojnë mes aktorit 43-vjeçar dhe modeles 32-vjeçare, tashmë kanë filluar të ndihen dhe të ndikojnë në lidhjen e tyre. “Ai nuk pi pije alkoolike dhe po ndjek një regjim spiritual, ndërsa ajo do që të dalë”. Irina ka shkuar në Ibiza vetëm, për të bërë qejf, pa bashkëshortin dhe vajzën, por e shoqëruar nga fotografët Mert Alas and Marcus Piggott.

Një tjetër burim tha për medien se çifti ishin parë shumë larg njëri-tjetrit në një festë në New York së fundi: “Ata gati nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe nuk ishin fare të lumtur”.