Pas arrestimit të vëllait të saj, Endrit Vejsiu, moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Dance With Me”, moderatorja Vejsiu ka thënë se ajo çfarë ndodh jashtë spektaklit, nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh në kamera.
”Gjithçka që ndodh jashtë nuk interferon në muzikën e jetës këtu brenda”,-ka thënë Vejsiu.
Ka qenë kjo fjali e moderatores që indirekt vjen si përgjigje për arrestimin e të vëllait.
Endrit Vejsiu, 29 vjeç, është vëllai i vetëm i moderatores, dhe gjithmonë ata janë shfaqur përkrah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Vejsiu u arrestua ditën e diel në operacionin Telekomanda.
Atij iu gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis në bagazhin e makinës së tij tip Opel. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.