MENU
klinika

Duke filluar nga 100 mijë USD

Ja vendet ku blihet nënshtetësia

23.10.2018 - 15:50

Një biznes i ri global ka lulëzuar në vitet e fundit, ndërkohë që vende të ndryshme i ofrojnë njerëzve mundësinë për të blerë nënshtetësinë apo lejen e qëndrimit.  Programe ekonomike po i lejojnë të huajt që të blejnë në mënyrë legjitime nënshtetësinë apo lejen e qëndrimit, në kthim të investimeve të konsiderueshme.

Në një vlerësim të FMN, të quajtur “Çmimi i Nënshtetësisë”, tregohet se kushtet për blerjen e nënshtetësisë apo lejen e qëndrimit, variojnë në vende të ndryshme.

Ndër vendet që ofrojnë programe të nënshtetësisë  në bazë të disa kushteve renditen, Qipro, Republika Domenikane dhe Malta. Deri më tani, opsioni më i lirë për të marrë nënshtetësinë është Republika Domenikane. Për një investim prej 100 mijë dollarë, si dhe për një intervistë në person brenda ishullit në Karaibe, mund të blihet nënshtetësia.

Periudha e kualifikimit në këtë vend është e menjëhershme, megjithatë, ekspertët thonë se për shkak se komisioni intervistues takohet vetëm një herë në muaj, marrja e një pasaporte mund të kërkojë kohë.

Qipro, vend i Bashkimit Evropian, ofron gjithashtu një program të nënshtetësisë nëpërmjet investimit. Kostoja e programit, apo çmimi i nënshtetësisë në Qipro, është reduktuar në 2.5 milionë euro, pjesërisht për të qetësuar investitorët, kryesisht rusë, që humbën para kur vendi u detyrua të pranojë një program strikt të shpëtimit të Bashkimit Evropian.

Malta, vend tjetër në BE, u vu nën presion kur lajmëroi planet që të lejojë të huajt për të marrë një pasaportë për 650 mijë euro investim, pa kërkesa të qëndrimit, gjë që do ta bënte vendin më të lirin në Bashkimin Evropian për të blerë nënshtetësinë. Kryeministri Joseph Muscat vlerësoi se rreth 45 persona do të aplikonin në vitin e parë, duke rezultuar në 30 milionë euro të ardhura. Pas presioneve nga Bashkimi Evropian, zyrtarët e ndryshuan rregullin, duke bërë që marrësit e nënshtetësisë të qëndrojnë në Maltë për 1 vit, dhe rritën investimin  minimal në 1.15 milionë euro.

Ndërkohë, sipas ligjit 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me Ligjin nr.74/2016, neni 65 pika 2, një i huaj, familjarët dhe personeli i tij kyç, mund të pajiset me leje të përhershme qëndrimi, nëse ky ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë, në sektorë strategjikë, në një shumë prej jo më pak se 2 milionë euro dhe dokumenton se ka krijuar mbi 100 vende pune për një periudhë së paku 1-vjeçare.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga Prof. Dr. Adrian Civici/ Teoria e lojës dhe teoria e ankadeve

Çmimi Nobel në ekonomi përballë ekonomisë shqiptare

Kostot do të tejkalojnë përfitimet

The Economist: Duhet shmangur një bllokim i dytë

Planet e Izraelit dhe Arabisë Saudite

Bisedimet për tubacionin ‘Top-Sekret’!

Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi

Sa do të investohen për të përballuar pandeminë?

The Economist: Model i gabuar ekonomik

Shpresat tek pensionistët e pasur!