MENU
klinika

Falë Ichuro Iura

Japonia lexon kolosët e letërsisë shqiptare

15.10.2018 - 15:32

Studiuesi dhe albanologu i njohur Ichiro Iura është i njohur në përpjekjet e tij për të prkthyer letërsinë shqiptare. Pak është e njohur se në Japoni ka një katedër së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Hiroshimës, ka arritur që falë një pune shumëvjeçare të përkthejë e të botojë një sërë veprash dhe shkrimtarësh më në zë të letrave shqipe dhe t’i bëj të njohur falë përpjekjeve të vazhdueshme për publikun japonez.
Vlerat kombëtare shqiptare shkojnë falë këtij albanologu edhe në Azinë e largët.


Moziku shqiptar tregon rëndësinë e saj në një kulturë të huaj dhe shfaqet e pltoëv në gjuhën japoneze. Po cilat vepra janë publikuar nga dr. Ichiro Iura:
Ismail Kadare,librat ‘’Dimri i vetmisë së madhe’’, ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’, ‘’Ëndrra mashtruese’’,’’Përbindëshi’’, ‘’Nga një dhjetor në tjetrin’’.
Dritëro Agolli, libri ‘’Kalorësi lakuriq’’
Xhevahir Spahiu, ‘’Pezull’’
Fatos Kongoli, ’’I humburi’’
Ylljet Aliçka, ‘’Parullat me gurë’’
Betim Muço, ‘’Karusel’’, ‘’L & M’’
Ermir Nika, ‘’Net mëkatarësh’’
Viktor Canosinaj, ‘’Meriyll’’

Pas përkthimit të një fjalori japonisht-shqip, me rreth 1000 fjalë, dhe botimit të romanit “Qyteti i fundit”, të shkrimtarit të shquar shqiptar Petro Marko, si dhe botimi në japonisht i veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, veçanërisht romani ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për lexuesin japonez.

Vepra ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ ka tërhequr interes të madh dhe vëmendjen kryesisht të gjeneratës së re, të përbërë nga nxënës e studentë dhe intelektualë të spikatur.

Puna e këtij albanologu është një mbështetje e madhe në përçimin e vlerave dhe identitetit shqiptar si dhe një imazh pozitiv për kulturën e kombit shqiptar. Kjo kulturë po përhapet edhe më mirë falë kësaj pune pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!