MENU
klinika

Rama në Kukës

“Jo taksës në rrugën e Kombit”, Rama pritet me protesta në Has

30.10.2018 - 18:30

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Kukësit si dhe në Has. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike. 

Protestuesit thonë se kreu i qeverisë nuk duhet të shkojë në Kukës.

Protesta u zhvillua para se kryeministri Rama të hynte në Pallatin e Kulturës ku pati një takim me strukturat e Partisë Socialiste.

Me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”