MENU
klinika

Për të mos u humbur!

Jon Kadesha koncert në Shqipëri

19.10.2018 - 17:20

Si një traditë shumëvjeçare e kultivimit të vlerave të muzikës klasike, Stina Kocertore e Orkestrës Simfonike të Rtsh-së hap siparin në këtë sezon të ri të vitit 2018-2019.

Një mbrëmje unike nën tingujt e violinës, me prezencën e talentit me famë ndërkombëtare Jonian Kadesha dhe të ftuarës speciale, violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter.

Jonian Kadesha, i konsideruar si një ndër muzikantët më të talentuar dhe të gjithanshëm të brezit të tij, i lavdëruar për individualitetin, intensitetin dhe qasjen e tij të re artistike, fitues i shumë konkurseve ndërkombëtare të Muzikës së Dhomës dhe Solo, premton së bashku me trupën e Orkestrës së Rtsh-së një mbrëmje emocionesh unike.

Ky koncert, nën drejtimin e Dirigjent-mjeshtër, Jonathan Bloxham dhe Drejtorit Artistik Aristidh Prosi, do të shoqërohet gjithashtu me një program të larmishëm artistik me autorë më në zë si: Franz List, Henryk Wieniawsky, Pyotr Ilyich Tchaikovsky, Thoma Gaqi, Johann Sebastian Bach, Iannis Xenakis, Maurice Ravel, Georges Enescu.

Në këtë mbrëmje të Stinës Koncertore, për herë të parë në Shqipëri do të jetë edhe violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter, e nderuar me çmimin ‘Prague Spring’ në Konkursin Ndërkombëtar të Violonçelës.

Fituese e titullit “Laureate” dhe shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar fton të gjithë qytetarët dhe artdashësit shqiptarë për të ndjekur nga afër këtë koncert, i cili do të zhvillohet sot në Sallën e Qendrës Kulturore tek Katedralja Ortodokse në Tiranë,