MENU
klinika

Do ta refuzojnë projektbuxhetin

Juncker: Brukseli nuk do t’i hyjë në hak Italisë

16.10.2018 - 17:12

Jean-Claude Juncker ka hedhur poshtë akuzat se Brukseli do të ndëshkojë padrejtësisht Italinë për planet e saj të shpenzimeve, por pohoi se BE është gati të kundërshtojë projektbuxhetin e qeverisë populiste të Romës.

Presidenti i Komisionit Evropian i tha medias italiane të martën se plani ekspansionist i Romës – i dërguar në Bruksel, hedh poshtë gjithë angazhimin e mëparshëm të Italisë për të ulur nivelin e deficitit të tij.

“Ka një hendek midis asaj që është premtuar dhe asaj që po paraqitet sot”, tha Juncker. “Ne do të kemi një debat me miqtë tanë italianë që e dinë se niveli i tyre i borxhit publik është shumë i lartë dhe se projektbuxheti nuk respekton plotësisht rekomandimet e ministrave të eurozonës”.

Brukseli ka një javë për të vlerësuar buxhetin e planifikuar te Romës për vitin 2019, i cili projekton një deficit që është tre herë më i lartë se një objektiv i mandatuar nga BE. Çdo kërkesë për një rishkrim duhet të dërgohet në Itali brenda dy javëve.

Diplomatët e BE-së presin që buxheti të rishikohet kur udhëheqësit evropianë të takohen me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Bruksel për një samit të enjten.

Zyrtarët janë të frikësuar se samiti mund të shndërrohet në pikënisjen e një tjetër konflikti midis Romës dhe BE.

Juncker këmbënguli se vlerësimi do të bëhej pa asnjë “paragjykim” kundër qeverisë së koalicionit euroskeptik të Italisë, i përbërë nga Partitë e Ligës së Lirë dhe Lëvizja Pesë Yjet.

“Europa vepron sipas rregullave të paracaktuara. Qeveritë duhet të respektojnë fjalën” tha ai.

Dhe gjithashtu ai  shtoi:”Ata më sulmojnë, më fyejnë, duke thënë se unë jam kundër Italisë. Është është një gënjeshtër “, tha zoti Juncker.

Përplasjet mes Italisë dhe  BE nisën që kur qeveria italiane  zbuloi thelbin e planit ekspansionist të buxhetit shumëvjeçar, duke rritur objektivin e deficitit fiskal në 2.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm, tri herë më shumë se qëllimi prej 0.8 për qind, i vendosur nga administrata e mëparshme e qendrës së majtë.

Deficiti parashikohet të zbutet gradualisht në dy vitet e ardhshme, në 2.1 përqind dhe pastaj 1.8 përqind, duke mbetur shumë më lart se objektivat e rënë dakord më parë me Komisionin Evropian.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Udhëheqësit italianë kërcënojnë

Një “tërmet politik” po vjen në Evropë…

Flet këshilltari i lartë qeveritar

Italia mund të largohet nga BE…