MENU
klinika

Deklarata

‘Ka udhëtuar me trafikantin e drogës’/ Balla–Salianjit: Të hënën padia në gjykatë

13.10.2018 - 12:43

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për lidhje sipas tij me trafikantin e drogës Edmond Bego, i dënuar në Itali për trafik droge.

Salianji ka publikuar disa dokumente të sistemit TIMS që sipas tij vërtetojnë se Balla ka udhëtuar 25 here jashte vendit me Edmond Begon.

“Taulant Balla në 4 vjet ka kryer 18 udhëtime me CHARTER, me vlerë minimalisht 600 mijë Euro”- u shpreh Salianji ndersa shtoi se TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi. Salianji tha se Taulant Balla ka udhëtuar edhe me makinën e tij me trafikantin e drogës Edmond Bega.

Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetit demokrat Ervin Salianji.

Përmes një postimi në facebook, Balla paralajmëron një tjetër padi të hënën në gjykatë, duke i konsideruar shpifje gjithë sa tha Salianji në deklarate per lidhjet e tij me trafikantin e drogës Edmond Bego.

Postimi i plotë

Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!